Përleshjet e policisë dhe të pastrehëve në Brazil, arrestohen së paku dhjetë persona

Së paku dhjetë persona janë arrestuar në Racife të Brazilit gjatë aksionit policorë të marrjes së 40 hektarëve të tokës ku janë vendosur qindra familje, raporton Anadolu Agency (AA).

Policët reaguan me urdhër për kthimin e pronës private, ku familjet e të pastrehëve kanë ndërtuar kampe më herët këtë muaj.

Banorët protestuan kundër aksionit policor duke bllokuar rrugët kryesore.

Sipas mediave lokale, përleshjet shpërthyen së paku dy herë. Banorët e kampit gjuanin me gurë në drejtim të policisë, ndërkohë që ata i shpërndanin me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Në aksion morën pjesë së paku 800 policë, ndërsa disa prej tyre janë plagosur. Akoma nuk ka informacione mbi numrin e protestuesve të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button