Shpëtohen mbi 200 emigrantë në Gjirin e Bengalit

Autoritetet në Mianmar njoftuan se kanë shpëtuar më shumë se 200 emigrantë të Bangladeshit të cilët ishin braktisur në det nga trafikantët e qenieve njerëzore në Gjirin e Bengalit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Informacionit të Mianmarit, Ye Htut, në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale njoftoi se anijet e forcave detare të Mianmarit ditën e enjte gjetën dy anije në Gjirin e Bengalit në afërsi të fshatit Thinbaw Gway. Ye Htut, njoftoi gjithashtu se në njërën anije ndodheshin mbi 200 emigrantë, ndërsa në anijen tjetër nuk ka patur njeri.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Anifah Aman me Homologun e tij indonezian, Marsudi Anifah, sot patën një takim me mnistrin e Jashtëm të Mianmarit, Wunna Maung Lwin në kryeqytetin Naypidav të Mianmariit. Pas takimit Aman, ka njoftuar se Mianmar ka pranuar të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën e emigrantëve në Azinë Jugore.

Pas nisjes së operacioneve nga qeveria tajlandeze kundër trafikantëve të qenieve njerëzore të cilët kishin krijuar kampe në zonën e pyllëzuar në jug të vendit, emigrantët të cilët ishin larguar nga Mianmari ku pjesa më e madhe e tyre përbehet nga muslimanët Arakanli pasi janë vendosur   nëpër anije ata ishin braktisur në mëshirë të fatit mes të detit. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, kishte paralajmëruar se afërsisht 8 mijë emigrantë përpiqeshin për mbijetesë në Gjirin e Bengalit dhe në detin Andaman.

Lajme të ngjashme

Back to top button