Arabi Saudite, 6 të vrarë nga sulmi me bomba në një xhami shiite
Të paktën gjashtë persona u vranë të premten, kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë brenda një xhamie shiite në krahinën lindore Qatif, në Arabi Sudite.
Disa njerëz të tjerë u plagosën nga bombardimet, njofton kanali televiziv saudit Al-Arabiya, transmeton Mesazhi.
Siç citon një burim anonim, bombardimi më tepër ishte i natyrës terroriste, se i natyrës vetëvrasëse.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme saudite Mansour al-Turki tha se detajet e bombardimeve dhe pasojat e tij do të njoftohen më vonë. Deri tani askush nuk e ka marrur përgjegjësinë për sulmin.