Tensionet me Rusinë, Finlanda mobilizon 900 mijë rezervistë

Ushtria e Finlandës u ka dërguar thirrje 900 mijë rezervistë për të mbledhur informacionin e kontaktit dhe ti lajmërojë për detyrat të tyre në kushtet e luftës.

Në letrën e dërguar fillimisht në fillim të këtij muaji, urdhërohen rezervistët që duhet të raportojnë për detyrë në rast të luftimeve, transmeton TetovaSot.

Rezervistët kanë njoftuar se për herë të parë kanë marrë letra të tilla, pas shumë vitesh.
Qeveria finlandeze mohon se ky veprim është i lidhur me krizën në Ukrainë, ose për shkak të rritjes së tensioneve me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button