Rusia zgjeron tregun “Hallall”, interesim i madh për panairin e produkteve hallall

Tregu për prodhime dhe shërbime hallall në Rusi është duke u rritur nga viti në vit, tha Këshilli i myftinisë ruse, Rushan Abbasov.

Abbasov, i cili është në komitetin organizator të gjashtë të panairit “Expo Hallall”, tha se interesimi për sektorin hallall në Rusi është rritur dhe shumë kompani ushqimore janë duke aplikuar për certifikata hallall.

“Pavarësisht krizës ekonomike në Rusi, interesi i panairit nuk ka rënë këtë vit,” tha ai.

Tregu rus për prodhimet e mishit hallall – mish i therur sipas ligjit islam – është në rritje me “rritjen e vetëdijes fetare në mesin e muslimanëve rus”, thotë Abbasov.

Panairi është i mbushur me kompanitë e përfshira në financa islame, veshje, modë, kulturë, farmaci dhe turizëm, si dhe produkte ushqimore hallall.

Firmat që kanë marrv pjesë kanë udhëtuar nga Turqia, Irani, Britania, Pakistani, Arabia Saudite, Indonezia dhe Malajzia, ndërsa panairi do të zgjasë tre ditë. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button