Ahmeti takohet me përfaqësuesit e OKB-së, temë e diskutimit kriza politike dhe ngjarjet në Kumanovë

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ivan Shimonovic, i cili shoqërohej nga zonja Elizabeth Spehar, drejtoreshë në drejtorinë e OKB për çështje politike bashkë me kolegët nga zyra e Komisonerit për të Drejta të njeriut nga Gjeneva si dhe përfaqësuesen e OKB në Maqedoni, zonjën Louisa Vinton.

Kryetari Ahmeti bashkëbisedoi me mysafiët rreth zhvillimeve në vend, krizës politike, ngjarjeve në Kumanovë si dhe çështjen e emrit.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit në germë dhe në frymë si një e arritur e përbashkët siç janë edhe synimet tona për tu integruar në NATO dhe BE të përbashkëta, të të dy komuniteteve më të mëdha në vend. Ndaras nuk arrijmë dot ti realizojmë synimet tona, por vetëm bashkë.

Ahmeti foli edhe për përpjekjet për të ndërtuar raporte të mira me fqinjët dhe kërkoi që të tejkalohen paragjykimet në funkcion të paqës dhe stabilitetit. Z. Ahmeti kërkoi angazhim më të madh nga OKB në drejtim të tejkalimit të kontestit me emrin që po mban Maqedoninë larg NATOsë dhe BEsë gjë që po tensionon marrëdhëniet ndëretnike gjithashtu.

Evropa nuk mund të jetë e tërë pa Ballkanin dhe Evropa duhet të jetë përfshirëse e jo përjashtuese.

Shimunovic u dakordua që integrimi në BE është zgjidhja më e mirë për Ballkanin, por njëkohësisht edhe mundësi për të siguruar zbatimin e reformave në përputhje me standardet Evropiane.

Kryetari Ahmeti tha që kriza poolitike mund të tejkalohet vetëm me dialog të mirëfilltë politik midis partive më të mëdha në vend, ndërsa përfundimi i këtij dialogu nuk duhet të paragjykohet.

Ngjarjet e Kumanovës duhet të hetohen me bashkëpunim ndërinstitucional midis Prishtinës dhe Shkupit, pse jo edhe me ndihmën e hetuesve ndërkombëtar.

Shqetësuese në të gjitha këto zhvillime është edhe interesi i shtuar i Moskës. Moska duhet ta përkrah integrimin e Ballkanit perendimor në NATO dhe në BE sepse ky është përcaktimi i qytetarëve të vendeve tona.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button