Kjo është agjenda e Vuçiqit në Tiranë

Vizita e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë u zyrtarizua, baashkë me të mësohet edhe agjenda e takimeve.

Kreu i qeverisë serbe që do të vizitojë më 27 maj kryeqytetin shqiptar do pritet në mënyrë reciproke, ndërkohë që lajmin për agjendën e tij e bë publik televizioni shtetëror serb “RTS”.

Sipas kësaj media, agjenda e shefit të qeverisë serbe është konfirmuar nga drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit, Endri Fuga.

Nga agjenda e publikuar nga mediat serbe, mësohet se Vuçiç pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:30. Më pas Vuçiç do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes.

Pas mbërritjes kryeministri serb do të pritet nga homologu i tij shqiptar, kryeministri Edi Rama.

Pas takimit dypalësh, do të ketë takim mes delegacioneve të dy vendeve. Në protokoll parashikohet që dy kryeministrat do të mbajnë një konference për shtyp. Gjithashtu parashikohet që edhe dreka të zhvillohet po në Pallatin e Brigadave, transmeton shekulli.

Ndërkohë është në përpunim e sipër sipas protokollit edhe organizimi i takimeve të Vuçiç me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, kreun e Kuvendit, Ilir Metën dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranë, Lulzim Bashën.

Më datë 28, kryeministri Vuçiç do të jetë sërish në Tiranë, ku do të marrë pjesë në “Vienna Economic Forum”, që do të mbahet në vendin tonë.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës planifikohet të marrin pjesë kryeministrat e disa vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, e Serbisë, ndërsa pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button