Recension: A kjo është masovitet? Zaevi i nervozuar është grindur me bashkëpartiakët për shkak se protestat kanë dështuar dhe kanë përjetuar fiasko

Në qoftë se ka nevojë edhe me dokument të vërtetohet se detyrë kryesore e gazetarit është ta respektojë të vërtetën dhe të raportojë për të, e ofrojnë paragrafin e parë nga preambula e Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, ku thuhet se:

Detyra themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e opinionit për të qenë i informuar në pajtim me nenin 16 të Kushtetuës së Republikës së Maqedonisë.

Se e vërteta është detyra kulmore në gazetari, shkruan edhe në të gjitha kodet dhe parimet e tjera nacionale dhe ndërkombëtare me të cilat përcaktohen standardet profesionale dhe normat etike të këtij profesioni.

Pse në fillim të këtij recensioni insistojmë aq shumë për këtë mision të gazetarisë? Për shkak se teksti që e recensojmë publikon një të pavërtetë dhe me këtë e shkel këtë parim kulmor.

05202015-InfomaxTapaLinku deri te artikulli origjinal: A kjo është masovitet? Zaevi i nervozuar është grindur me bashkëpartiakët për shkak se protestat kanë dështuar dhe kanë përjetuar fiasko

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015, 09:14

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Recensioni i kësaj përmbajtjeje do të mund të përfundonte me konstatimin e bërë në hyrje të recensionit. Mirëpo, megjithatë, do të ndalemi edhe pak te ky tekst për shkak se ai shkel edhe disa standarde të tjera profesionale.

Si e para, është përplot me komente. Duke filluar nga titulli. Komentet nuk janë të ndara nga teksti, gjegjësisht i gjithë teksti, në fakt, është koment edhe pse përpiqet të fshihet prapa formatit të raportit.

Në bazë të kësaj, teksti është i anshëm. Disa herë, në recensionet e mëparshme, kemi theksuar se ky nuk është problemi më i madh. Problemi më i madh është manipulimi dhe gënjeshtrat që plasohen në tekst.

Në të thuhet se lideri i opozitës “është grindur ashpër me organizatorët” e protestës së 17 majit për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve. Për këtë pohim nuk është dhënë asnjë konfirmim.

Të mos e harrojmë gënjeshtrën. Ajo është thënë në fund të tekstit:

“Zaevi i amnestuar edhe njëherë u kërcënuar me dhunë dhe me trazira nëpër rrugë. Theksoi se da të rrëzojnë pushtetin aktual me forcë dhe me dhunë.”

Në asnjë moment të fjalimit të liderit të opozitës më 17 maj nuk është thënë diçka e tillë. Për këtë mund t’i besoni autorit të këtij recensioni, për shkak se ishte i pranishëm në atë ngjarje, ose tа lexoni fjalimin në këtë link. Ose ta shihni videon nga fjalimi.

Edhe një veprim joprofesional është marrja e këtij teksti me të gjitha mospërputhjet pa i verifikuar ato dhe me këtë më shumëfishim i joprofesionalizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button