PPD vizitoi Lagjen e Trimave në Kumanovë

Një delegacion i PPD-së kryesuar nga kryetari Nexhat Bexheti dje i bëri një vizitë Lagjes së trimave në Kumanovë pas intervenimit policor kundër grupit të armatosur.

“Delegacioni mbeti i habitur nga pamjet rrëqethëse të shkatërrimit të  shtëpive në lagje dhe me këtë rast edhe një herë e përsërit qëndrimin e PPD-së se aksioni   policor ka qenë dobët i përgatitur dhe ka qenë pasoja të rënda materiale dhe psikike te popullata e pa evakuuar  veçanërisht të trishtuar kanë mbetur sot e kësaj dite fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të posaçme.

PPD e përsërit edhe një herë qëndrimin e saj se një ekspertizë ndërkombëtare është e nevojshme për ndriçimin e këtij rasti, gjë që është kërkesë edhe e ministrit gjerman të punëve të jashtme.”njoftojnë nga PPD.

PPD mbetet në qëndrimin se Qeveria nuk mund ti ikë përgjegjësisë morale e materiale për këtë aksion të dështuar.

“PPD gjithashtu shpreh brengosjen e saj të thellë se Qeveria deri më tani nuk ka marrë asnjë aksion për strehimin e pronarëve të shtëpive të Lagjes si dhe furnizimin e tyre me material ushqimor e higjienik dhe  ata  i kalojnë netët në afërsi të gërmadhave të shtëpive të tyre pa asnjë minimumi të kushteve njerëzore . Nga rrëfimi i disave nga banorët e Lagjes (midis tyre edhe të verbër !) del se policia pa fije nevoje ka mbajtur në stacione policore njerëz të pafajshëm dhe i ka malltretuar ata. ”njoftojnë nga PPD.

PPD fton Qeverinë sa më shpejt të sjell masa për sanimin e situatës së rëndë për banorët shtëpitë e të cilëve janë djegur dhe shkatërruar tërësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button