Elina Duni morri çmimin “Diaspora 2015″

Elina Duni është fituesja e pestë e këtij çmimi, pasi para pesë vjetëve këtë çmim e pranoi edhe zonja Micheline Calmy Rey, pra konkretisht në vitin 2011.

Ka përfunduar ceremonia e dhënies së çmimit tradicional «Diaspora 2015», në hotelin «Bern», me organizimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës, Naim Malaj.

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin, Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni, ambasadori z. Naim Malaj dhe stafi i tij, si Mustafë Xhemaili, ministër këshilltar, dhe Isa Kosumi, zv. konsull; Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës me qendër në Gjenevë, Sali Sefa, konsull i Kosovës në Cyrih, personalitete të ndryshme të politikës zvicerane dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Bernë, personalitete të artit, të kulturës dhe afaristë e veprimtarë shqiptarë.

Krejt në fund të këtij solemniteti, artistja e njohur e xhazit, njëherit protagonistja kryesore e mbrëmjës, Elina Duni, ka kënduar tre këngë shoqëruar me def dhe kitarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button