Tetovë, konsumohet ujë i ndotur në disa fshatra

Me datë 22.05.2015, Njësia e bashkësive vendore, mbrojtjes, shpëtimit dhe menaxhimit me kriza në kuadër të Sektorit për punë juridike-normative dhe administrative, është njoftuar nga ana e QRMK-Tetovë mbi ndotjen e një pjese të ujit në f. Falish.

“Sipas parametrave të inspektimit është konstatuar se mostra e analizuar e ujit të pijshëm, nuk i përgjigjet normave ligjore dhe profesionale të analizës fizike e kimike, për shkak të tejndotjes.Për të pasur mundësi që uji të përdoret për pije është e nevojshme të bëhet kontrollimi dhe zbatimi i vazhdueshëm i dezinfektimit të tij. Sa i përket analizës bakteriologjike, mostra e analizuar dëshmon për parregullsi të ujit. “njofton Komuna e Tetovës,

Komuna e Tetovës bën thirrje deri tek banorët e këtij fshati që ujin mos ta përdorin për pije, deri në momentin kur përmes analizave biokimike i njëjti do të verifikohet se i përmbush standardet ekologjike dhe nuk është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button