Komuna e Tetovës ndau mjete për banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë

Në seancën 24-të të Këshillit Komunal të Tetovës, komuna e Tetovës ndau 10.000 euro apo (600.000 denarë) për qytetarët e Lagjes së Trimave të Kumanovës.Mjetet e ndara nga buxheti komunal do t’ju dedikohen familjeve në nevojë të qytetarëve kumanovarë që pësuan nga aksioni policor,me çka sado pak do të kontribohet në riparimin e shtëpive apo akomodimin e familjeve që kanë aq shumë nevojë që institucionet shtetërore të jenë pranë tyre.

Mjetet e destinuara për këtë qëllim shprehin solidaritetin e qytetarëve tetovar për qytetarët e goditur nga ngjarjet e 2 javëve më parë ku të njëjtët pësuan dëme të konsiderueshme për sa I përket pasurisë dhe pronës së tyre.
Edhepse bëhet fjalë për një shumë simbolike, komuna e Tetovës bën thirrje që institucionet relevante shtetërore pas procesit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, të bëjnë sa më shpejt që është e mundur dëmshpërblimin e tërësishëm të dëmeve me qëllim kthimin e banorëve nëpër shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button