Tetovë, mbahet Olimpiada e 20-të me radhë e matematikës

Klubi i matematikanëve dhe informaticienëve “Paskal”-Tetovë në bashkëpunim me komunën e Tetovës, organizojnë Olimpiadën e 20-të me radhë të matematikës. Olimpiada jubilare mbahet të shtunën (23 maj) në hapësirat e UEJL-Tetovë konkretisht amfiteatri tek rektorati me fillim në ora 09.00, ndërsa të dielën (24 maj) ndahen çmimet për nxënësit fitues. Pjesëmarrës në këtë olimpiadë janë nxënës nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe nga Maqedonia.

Olimpiada mbahet për çdo vit në një nga qytet shqiptare, ndërsa në të marrin pjesë nxënës të klasës së shtatë, tetë, nëntë dhe të vitit të parë të shkollave të mesme. Përveç garimit në lëndën e matematikës, nxënësit qëndrojnë në familjet e nxënësve nikoqirë si një mundësi për njohje nga qytetet e ndryshme shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button