Zaev, kështu do ta ndryshoj Maqedoninë (VIDEO)

Në shikim të parë pjesa administrative e qytetit të Shkupit i përngjan një vendi të trazuar pikniku.

Tash e disa ditë, qendra e kryeqytetit të Maqedonisë nuk është e mbipopulluar vetëm nga statujat e kiçit të heronjve dhe luanëve të derdhur në bronz, në këtë shtet që po lufton me veten për ta ribërë dhe mbitheksuar historinë.

Para qeverisë është ngritur një kamp protestuesish opozitarë që kanë vendosur tenda dhe po bëjnë fushimin aty në kërkim të dorëheqjes së qeverisë. Aty maqedonasit, shqiptarët, turqit e komunitetet tjera “bashkëjetojnë” me simbolet e tyre mbi tenda dhe mbështjellë në kokë.

Jo më shumë se tre minuta ecje në këmbë nëpër qendër, vjen një tjetër fushim. Simpatizuesit e kryeministrit në krizë, Nikola Gruevski, kanë ngritur çadrat para ndërtesës së Kuvendit. Ata duan që Gruevski të qëndrojë.

Pak më larg nga këto zhvillime kundërthënëse, shefi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) po i nxjerr bilancet e zhvillimeve të fundit tronditëse.

Disa incizime inkriminunese në të cilat janë të përfshirë Gruevski dhe njerëzit e rrethit të ngushtë të tij nuk i la t’i shpëtojnë nga dora. Ai shumë shpejt i shndërroi në ‘bomba’ të cilat tash e tre muaj po ia hedh sistematikisht kampit qeveritar.

“Përmes këtij procesi ne kemi mëtuar t’u dëshmojnë qytetarëve tanë dhe të gjithë botës se sa keq është sjellë Qeveria jonë gjatë gjithë këtyre viteve që lamë pas”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button