Qeveria të martën do të vendos për drejtorët e ri të DSK-së dhe BSP-së

Drejtorët e ri të Drejtorisë për kundërzbulim dhe të Byrosë për siguri publike do të dihen të martën kur edhe është caktuar seancë e rregullt e Qeverisë, ka deklaruar për Meta, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev për Meta.

Në këtë seancë do të duhet të emërohen pasardhësit e Sasho Mijallkov dhe Mitko Çavkov, në këto dy pozicione të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

‘Seanca e rregullt do të mbahet të martën, ku në rend dite do të vendoset edhe çështja e emërimit të drejtorëve të ri’, deklaroi Gjogjiev.

Këto dy funksione të larta të MPB-së mbetën të zbrazëta pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit nga vendi i drejtorit të DSK-së, ndërsa drejtori i deritanishëm i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov është emëruar si ministër i ri i MPB-së, pas dorëheqjes së Gordana Jankullovskas./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button