Amerika: Pohimet e Lavrovit për Maqedoninë janë absurde!

Ambasada amerikane ne Shkup ka reaguar kundër deklaratës së ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ky i fundit deklaroi se ngjarjet në Maqedoni janë të orkestruara nga Perëndimi, për shkak se Qeveria e Shkupit nuk po dëshiron t`i bashkëngjitet sanksioneve kundër Rusisë dhe se qëllimet e Bullgarisë dhe Shqipërisë janë për federalizimin dhe më pas ndarjen e Maqedonisë, transmeton Utrinski Vesnik.

Por përveç reagimeve të shumta, është përgjigjur edhe ambasada amerikane në Shkup, e cila këto cilësime i ka quajtur absurde, pasi që SHBA dhe Britania e Madhe janë përmendur nga Lavrov se po dëshirojnë ndërrim të pushtetit në Maqedoni për shkak të rrezikimi ttë interesave të tyre rreth politikave energjetike.

“SHBA duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimeve tona afatgjata për një Evropë të bashkuar në liri dhe paqe. Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e tyre në shumicë të konsiderueshme dëshirojnë që ti bashkëngjiten BE-së dhe NATO-s, duke ditur se kjo është rruga më e mirë drejt sigurisë dhe prosperitetit të vendit. Ne plotësisht e ndajmë këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve.

Përveç saj reagime ka pasur edhe nga diplomatë evroperëdimorë, eurodeputetë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button