Maqedoni, qetësi para stuhisë politike

Bomba, protesta, arrestime, aksioni policor në Kumanovë, dorëheqje, mitingje, vendosja e kampeve, takime liderësh, bisedime në Bruksel…Javët e kaluara ishin të mbushura me zhvillime politike.

Gjithçka ndodhi me një shpejtësi të madhe dhe ngeci përnjëherë.

Partia opozitare i vendosi në pauzë “bombat”.

Lëvizja qytetare “Protestoj” ditë me radhë nuk organizon protesta, por takime në Parkun e qytetit.

Bisedimet në Bruksel mes LSDM-së dhe VMRO-së janë ndërprere.

Dy institucionet kryesore të shtetit 10 ditë me radhë janë pa njeriun e parë, pa drejtorë kanë mbetur edhe Biroja për siguri publike dhe Drejtoria për siguri dhe kontrazbulim.

Kryeministri Gruevski në mitingun e organizuar para Kuvendit tha se atmosfera dhe gjendja psikologjike ka filluar ti bëjë problem Maqedonisë.

Odat ekonomike mbrëmë paralajmëruan se nëse vazhdon kjo atmosferë, vendi kërcënohet nga bankroti.

Të martën, 26 maj, është caktuar takim i ri i liderëve në Klubin e deputetëve.

Për biseda të reja në Strasburg apo Bruksel nuk ka paralajmërime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button