Talentët e ri vizituan Komunën e Çairit e cila u ofroi mbështetje

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot takoi Edita Bytyqin, fituese e “Olimpiades Nderkombetare per projekte ne fushen e energjise, inxhinierise dhe mjedisit per nje planet me te qendrueshem” që u mbajt në Hjuston, Teksas, SHBA dhe Betim Berisha, fitues i konkursit “Visit my Macedonia” nga Ambasada e SHBA.

Këtë takim Kryetari Mexhiti e realizoi me qëllim që nga afër më konkretisht të mëson për punën gjegjësisht veprimtarinë dhe projektet e talentëve të rinj dhe t’i përuron për sukseset që kanë arrit në bazë të punës së palodhshme dhe talentit të tyre.

Me këtë rast ai theksoi mirënjohjen e tij personale por edhe të Komunës së Çairit si institucion për çmimet e fituara dhe potencoi se puna dhe suksesi i tillë në moshë kaq të re janë shembull dhe model shumë i mirë për të gjithë të rinjtë e Çairit. Gjatë takimit, mysafirët shpalosën projektet e tyre të radhës të cilat shumë shpejtë do të realizohen me mbështetje të plotë nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Back to top button