Ja sa i madh është Rafa Benitez

Rafael Benitez sipas të gjitha gjasave do të jetë trajner i ri i Real Madridit. Trajneri spanjoll do të jetë pasues i Carlo Ancelottit në krye të Realit.

Tifozët e Realit janë të pakënaqur dhe nuk e dëshirojnë Benitezin në krye të skuadrës, por disa statistika tregojnë krejt të kundërten.

Benitez në futbollin evropian cilësohet si ndërtuesi i sistemit të rotacionit, sistem që sot ka gjetur përdorim të madh tek trajnerët më të mëdhenj në botë. Rafa është njeriu i 14 trofeve në futboll me të gjitha skuadrat e tij, transmeton Indeksonline.

Rafa është trajneri i parë në histori të futbollit që ka arritur që me 5 skuadra të ndryshme të fitoj trofe në edicionin e tij të parë si trajner.

Rafa është trajneri i parë që ka arritur të ndërtoi skuadër të madhe duke bërë më shumë shitje të lojtarëve dhe më pak blerje. Rafa është protagonisti i ndeshjes më të madhe në histori të futbollit, finales të Stambollit ku e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Rafa është trajneri që e ka ndalur para Simeones për herë të fundit dominimin e Realit dhe Barcelonës në La Liga.

Rafa e ka fituar La Ligën, Kupën e Spanjës, Kupën e Anglisë, Superkupën, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube, Ligën e Kampionëve si dhe trajneri i parë që e ka fituar garën e quajtur Europa League.

Rafa është zbuluesi i madh i superyjeve të futbollit evropian si Xabi Alonso, Mascherano, e Fernando Torres.

Rafa ka qenë asistent i trajnerëve të mëdhenjë si Vicente Del Bosque e Arrigo Sachi.

Rafa është trajneri që ia ka shkaktuar Realit humbjen më të thellë në Ligën e Kampionëve, 4-0 me Liverpoolin.

Rafa është një nga të paktit trajner që e ka ndalur Barcelonën e madhe të Ronaldinhos, Messit e Etos duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve në vitin 2007.

Rafa Benitez shquhet për atmosferën e tij që ndërton në skuadër, sistemin e suksesshëm në dy ndeshje që ka rëndësi të madhe në garat evropiane si dhe njeriu që nuk bën blerje të mëdha, por lëvizje të mençura në transferime.

Lajme të ngjashme

Back to top button