Dasma juaj dhe qershitë…

Janë vërtet pa fund idetë për një dasmë tematike dhe detajet që krijojnë dekorin e saj. Sigurisht të parat që të vijnë në mendje janë ngjyrat dhe lulet, por nuk duhet të ndalesh te to. Përkundrazi, lëre të lirë fantazinë të gjejë preferencat që mund të jenë të fshehura edhe në kujtimet e fëmijërisë…Asgjë nuk është e ndaluar! Asgjë nuk është e tepërt apo shumë e thjeshtë dhe fëmijërore për ditën e dasmës. Është dita e dasmës tuaj dhe më shumë sesa çdo ditë tjetër duhet të jetë sipas shijeve tuaja, që t’ju bëjë të lumtur që nga njerëzit që keni pranë e deri te ato detajet e vogla, që shfaqen të ndrojtura, intime e të ëmbla mbi tavolinë. Dhe nëse kujtimet dhe shijet në një dasmë në këtë stinë, ju çojnë te qershitë, qershi le të jenë!

Kështu ka zgjedhur ky çift në dasmën e tyre stil country dhe shikoni sa elegante duket tavolina dhe dekori. Qershitë janë pjesë e tij, por edhe e dhuratave të miqve, ndërsa ftesat janë mjaftuar me ngjyrën e tyre në fjongo.

Sigurisht meqë një shije e vetme të vel, janë thirrur në dekor dhe lule e fruta të tjera, duke mos iu ndarë natyrës bukolike.

Vështirë që dasma të jetë më e bukur dhe më e ëmbël sesa kjo mes qershish.

Lajme të ngjashme

Back to top button