Elhaida Dani, do vishet ndryshe në finale. Ja si

Sapo është konfirmuar nga burime të sigurta pranë këngëtares sonë në Vjenë, që natën finale, Elhaida nuk do të ngjitet në skenë me të njëjtën veshje. Kostumi i zi, me krahë skenikë, do të varet në gardërobën e këngëtares si një kujtim i bukur nga gjysmëfinalja që e kualifikoi, por ajo nuk do i qëndrojë besnike. Sepse nuk është veshja, është zëri që e çoi Elhadiën në finale.

Pas pak minutash, në orën 14.00 në Vjenë nisin provat e finales me veshjet e reja dhe Elhaida do të ketë një veshje krejt të re, nga koleksioni i fundit i stilistit kosovar Valdrin Sahiti që nuk do jetë më në ngjyrë të zezë. Ajo e kishte zgjedhur këtë stilist edhe për paradën në tapetin e kuq para fillimit të konkurrimit, ku shkëlqente me një fustan të verdhë. Në finale ajo do të veshë një krijim të ri të tij.

Presim performancën e nesërme kur ajo do të këndojë e 26-ta, ndryshe e parafundit në garën që transmetohet live, pas së cilës shqiptarët në gjithë Evropën dhe Australi mund të votojnë.

Në pritje të provave, Elhaidës i kanë dhuruar një tortë tradicionale vjeneze Sacher.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mendoj se ska lidhje veshja ashtu ashtu ajo e ka nje ze te mrekullueshem
    Suksese znj.Elhaida Dani

Back to top button