Kryqi i Kuq Ndërkombëtar javën e ardhshme viziton të paraburgosurit e Kumanovës

Sot Ministri i drejtësisë Adnan Jashari realizoi takim me delegacionin e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të udhëhequr nga Shefi i delegacionit regjional për Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale, posaçërisht rasti i fundit në Kumanovë e sidomos për të paraburgosurit në burgun e Shutkës.

Jashari dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë së bashku u dakorduan që javën e ardhshme të realizohet një vizitë e të paraburgosurve nga ana e delegacionit. Raportohet se delegacioni gjatë vizitës në burgun e Shutkës do të udhëhiqet nga delegatë profesional nga Gjeneva si dhe ekspertë te sferave të ndryshme, të cilët pas vizitës do përgatitet një informacion.

Ndryshe Republika e Maqedonisë ka nënshkruar Marrëveshje me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për aktivitete humanitare lidhur me personat e privuar nga liria, ku te neni 2 theksohet se ky komitet ka qasje deri tek të gjithë personat e dënuar, por me leje paraprake nga ana e Gjykatës kompetente, gjegjësisht nga gjykatësi hetues.

Lajme të ngjashme

Back to top button