Ordanovski: “Kumanova” mund të jetë inskenuar nga shërbimet sekrete

Dyshimet se incidenti në Lagjen e Trimave në Kumanovë mund të jetë inskenuar nga shërbimet sekrete është përmendur edhe nga analisti Sasho Ordanovski.

“Kjo tetori mund të merret për bazë sepse i-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, kushëri i kryeministrit Gruevski, mund të ketë organizuar një diversion të tillë duke synuar që të shpërqendrohet vëmendja nga skandalet e mëdha që po shpalosen nga opozita me anë të përgjimeve”, ka deklaruar Ordanovski, në emisionin “Po, ndoshta jo…”, të Radiotelevizionit të Serbisë.

Sipas tij, nëse llogaritet se në Kumanovë pati sulm terrorist ose kriminel, atëherë mund të thuhet se bëhet fjalë për disa kriminelë klasikë që kanë marrë para për të bërë gjëra të tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button