Daçiq: Evropa e harroi Maqedoninë, merret shumë me Kosovën!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kritikuar bashkësinë evropiane për mungesë të angazhimit të duhur për t’i zgjidhur çështjet e diskutueshme në Maqedoni. Sipas tij, Bashkimi Evropian për 20 vjet nuk ka organizuar bisedime për çështjen e Maqedoninë, ndërsa Kosova është temë konstante në agjendat evropiane.

“Evropianët kanë vepruar ngathët edhe pse ekziston mundësia që në Maqedoni të fillojë një periudhë e destabilizimit, e të cilën Serbia është e interesuar që ta parandalojë”, ka deklaruar Daçiq, gjatë debatit në një emision në Radiotelevizionin e Serbisë, ku ishte i pranishëm edhe analisti maqedonas Sasho Ordanovski.

Më tej, Daçiq, i cili kryeson aktualisht edhe OSBE-në, ka theksuar se çdo vit për Maqedoninë janë bërë rekomandime për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, por gjithmonë ka dalë diçka në rrugë.

I pyetur se pse zyrtarët evropianë nuk kanë pranuar ta përcaktojnë konfliktin e armatosur në Kumanovë, si një akt të terrorizmit apo të konfliktit ndëretnik, Daçiq ka thënë se ekziston një dëshirë e politikanëve nga Evropa që në Ballkan të krijohet një shoqëri civile, e cila nuk është e lehtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button