Milloshoski në Tiranë i kundërpërgjigjet Ramës

Antonio Milloshoski, ish shefi i diplomacisë dhe aktualisht nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë nga Tirana, ku ndodhet në konferencën parlamentare për Evropën Juglindore, përmes një statusi në “Facebook”, ka sulmuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk mund të jetë lider me vizion për rajonin por vetëm një politikan i mesëm i cili shet populizëm patriotik për përdorim të brendshëm me të cilët i dëmton të gjitha përcaktimet euro-atlantike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni me çka dëshiron të imponohet si “padron suprem”, shkruan ai.

Akuzat e Milloshoskit në adresë të Ramës vijnë pasi kryeministri shqiptar tha se Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO pa e realizuar tërësisht Marrëveshjen e Ohrit. “Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të dëmshme dhe të palogjikshme. Është e palogjikshme të bëhesh trim dhe të kërcënosh shtetin fqinj me bllokadë, e cila është e bllokuar edhe nga një shtet tjetër. Siç është gabim që të përzihesh në punët e brendshme përmes keqpërdorimit për anëtarësim në NATO. Me këtë bllokadë të mundshme të Ramës kundër Maqedonisë dhe politikës strategjike të NATO-s për zgjerim, nuk do të jenë të kënaqur aleatët në Uashington, por e njëjta mund ta kualifikojë Ramën për medalje nderi në Moskës”, ka thënë Milloshoski.

Ai madje në rrjetin social ka postuar edhe një foto të përbashkët me tri deputete pjesëmarrëse në konferencën për Evropën Juglindore, ku shkruan: “Me tre damat në politikë”, Blerta Deliu (Kosova), Gabriela Podasca (Romania) dhe Esmeralda Shkjau (Shqipëria).

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. O Milloshoski-eviç, kryeministri Rama për Ballkan e sidomos sllavēt e Ballkanit ësht i vetmi kryeministër shembull dhe antar i NATOS, deshtët ju sllavët apo jo jeni barbar dhe ende të pa edukuar për NATO.

  2. Milloshovski përpiqet ta delvalvojë Shqipërinë. Demek nuk i përgjigjet kryeministri i Maqedonisë kryeministrit të Shqipërisë, por një njeri i eshalonit të tretë. Një mjerim që në mendje ka vetëm urrejtjen kundër shqiptarëve.

  3. Këta hileqarë përpiqen ta ndezin një luftë ballkanike për t’i fshehur të palarat e tyre.

Back to top button