Referët më të mirë për Gostivarin dhe Makedonija Gj.P

Duelet më interesante të së shtunës do të luhen në Shkup, ku Gostivari dhe Makedonija Gj.P., do të vendosin në javën e fundit se kush do të jetë udhëtari i fundit që do të sigurojë balotazhin për ndeshjen e radhës që më pas i jep mundësinë të luajë për një vend në Ligën e Parë.
Pikërisht FFM ka vendosur që këto duele drejtësinë ta ndajnë dy referat më të mirë në futbollin e Maqedonisë, Aleksandar Stavrev dhe Dejan Jakimovski.

Stavrev është i deleguar për ndeshjen në mes “Skopjes” dhe Makedonija Gj.P., ndërsa Jakimovski i cili referoi finalen e Kupës së Maqedonisë, do të ndajë drejtësinë në duelin Euromilku – Gostivari.
Këto dy duele vendosin për pozitën e tretë e cila mundëson ndeshjen e balotazhit. Gostivari në javën e fundit futet me dy pikë epërsi ndaj Makedonija Gj.P., ndërsa ekipi që do të fitojë pozitën e tretë do të luajë ndeshjen e balotazhit me Horizont Turnovën e Ligës së Parë. Tani më është e sigurt se anëtar të ri të Ligës së Dytë, janë Pelisteri dhe Teteksi.

Në javën e fundit të Ligës së Dytë në ndeshjet tjera do të takohen, Vëllazërimi – Napredoku, Drita – Kozhufi, ndërsa duel interesant do të luhet edhe në Çair, ku takohen dy anëtarët e ri të Ligës së Parë, Shkupi dhe Mlladosti. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.

Në konkurëncën e Ligës së Parë në program janë ndeshjet e play-offit, ku takohen Shkëndija – Metalurgu, Renova – Rabotniçki dhe Sileksi – Vardari. Në javën e parafundit të play-out-it, takohen Pelisteri – Teteksi dhe H.Turnova – Bregallnica. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button