Grubi takon përfaqësuesit e Austrisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup, Deputeti i BDIsë Artan Grubi ka pritur në një takim pune Zonjën Heidi Guerer, Drejtoreshë për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë si dhe Ambasadorin Austriak, Michael Bauer

Grubi dhe bashkëbiseduesit austriak kanë diskutuar për krizën politike në Maqedoni, situatën e sigurisë në vend, konferencën e Vienës si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Grubi njohtoi mysafirët për qëndrimet e Kryetarit Ahmeti në dialogun politik midis liderëve të 4 partive më të mëdha në vend si dhe prezentoi pikëpamjet konkrete të BDIsë për dalje sa më të shpejtë nga kriza e thellë politike që ka kapluar vendin.

BDI po përpiqet që të jetë pjesë konstruktive e zgjidhjes sa mët të shpejtë të ngërçit politik dhe njëkohësisht mos të kontribuoj në thellimin e krizës.

Në lidhje me ngjarjet e Kumanovës, Grubi theksoi nevojën e bashkëpunimit të afërt midis institucioneve të Maqedonisë dhe të Kosovës në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe komunikimit të përhershëm si dhe nevojën për ndihmë ndërkombëtare në hetimin e këtij rasti kaq të rëndë me implikime rajonale.

Grubi gjithashtu shprehu shqetësim rreth deklaratave të njëpasnjëshme të Ministrit të Jashtëm Rus Lavrov si dhe Ministrisë në Moskë rreth zhvillimeve në Maqedoni duke thënë që ato qëndrime nuk janë në përputhje me përcaktimet e qytetarëve të Maqedonisë dhe të rajonit të cilët pa përjashtim kërkojnë integrim në NATO dhe BE.

Pikërisht për këtë, vendi patjetër duhet të tejkalon krizën dhe ta rikthen fokusin në agjendën prioritare të integrimit EuroAtlantik, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet që më fuqishëm ta përkrah këtë proces.

Lajme të ngjashme

Back to top button