Recension: FOTO: Si kroatët e shkatërrojnë propagandën e SOROS-it?

Mania e disa mediave me Fondacionin “Shoqëri e hapur – Maqedoni” dhe sulmet ndaj saj me çdo çmim, definitivisht nuk kanë të ndalur. Shembull për këtë është edhe ky artikull që përdor një manipulim të turpshëm dhe spin për të krijuar përshtypej se madj edhe “kroatët e dijnë se SOROS-i gënjen”. Me këtë rast, në tekst nuk ofrohet asnjë fakt apo dëshmi për tezën e këtillë.

ФОТО  Како Хрватите ја рушат пропагандата на СОРОСLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Si kroatët e shkatërrojnë propagandën e SOROS-it?

Data dhe koha e publikimit: 19.05.2015

Data e recensionit: 21.05.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Qytetarët e Kroacisë i shkatërrojnë gënjeshtrat dhe tezat e plasuara nga këto media propaganduese për prezencën e gjoja vetëm 30.000 qytetarëve në tubimin e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se ka qenë shumë e qartë se ka pasur së paku 3 herë nga 30.000.”

Аutori i këtij teksti, nëpërmjet disa fotograrive nga komentet e disa njerëzve, përhap teza se Sorosi kontrollon media edhe në Kroaci, të cilat, gjoja përhapin gënjeshtra për atë se sa njerëz kanë qenë prezentë në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Shkup. Megjithatë, autori ka harruar të theksojë disa gjëra, të cilat janë shumë të rëndësishme që të mund të thuhet se shkrimi është relevant dhe i vërtetë. E para, askund nuk është theksuar se për cilat media bëhet fjalë, e as që janë dhënë titujt e mediave për të cilat flitet. Për linke deri te lajmet as që bëhet fjalë. E dyta profilet e njerëzve të cilët, gjoja kanë komentuar poashtu janë irelevantë. Ata, për shembull, mund të jenë njerëz prej kudo qoftë, gjegjësisht nuk ka dëshmi të fortë se janë prej Kroacie. Në kroatisht mund të shkruajë edhe ndonjë maqedonas që është ulur në karrige para kompjuterit, në banesë në Shkup. Po edhe sikur të jenë kroatë, gjashtë kroatë nuk i përfaqësojnë të gjithë kroatët, siç thuhet në titull.

Është e qartë se teksti është tepër manipulativ dhe ka për qëllim ta sulmojë Sorosin, dhe ta çaraqesë “madhësinë” e tubimit të VMRO-DPMNE-së. E gjithë kjo në fund është shfrytëzuar që të poentohet se “Kroatët janë dëshpëruar nga tubimi i LSDM-së ku janë valuar hartat e Shqipërisë së Madhe”. Megjithatë, duhet theksuar se ai nuk ishte tubim i LSDM-së, por tubim i qytetarëve, ku shumë organizata dhe shoqata joqeveritare, parti politike, kërkuan dorëheqje nga qeveria e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button