Gjenerata e ardhshme e iPhone mund të arrijë që në muajin Gusht

iPhone i ri ose iPhone 6S nëse doni ta quani kështu mund të debutojë që në muajin Gusht. Këto janë pretendime të një firme koreane quajtur KGI Securities ku sipas saj këtë vit do të njihemi me smartfonin e ardhshëm të Apple shumë më herët se jemi mësuar.

Sipas kësaj firme, Foxconn do të ndërtojë 60 deri në 70 % të smartfonëve të rinj. Modeli 4.7 inç do të zotërojë 2/3 e sasisë që mendohet të prodhohet ndërsa 1/3 ngelet për variantin 5.5 inç iPhone 6S Plus.

Gjithashtu sipas po të njëjta burimeve, iPhone 6S do të vijë me teknologjinë “Force Touch” të prezantuar tek laptopët e kompanisë, MacBook Air. Force Touch është një teknologji e cila shton funksionalitet kryesisht të trackpadeve tek laptopët por mesa duket kjo teknologji do të integrohet edhe tek ekrani me prekje i iPhone 6S.

Kemi lajme edhe për ata që janë në pritje të një tableti iPad me ekran më të madh. Është po Foxconn që po punon ekskluzivisht për këtë linjë tabletësh që me shumë gjasa do të quhet iPad Pro dhe do ketë ekran 12.9 inç. Ky tablet do të mbërrijë në tre mujorin e fundit të 2015-tës.

Duke u bazuar në të tjera raportime nga po kjo firmë, iPhone 6S do të ketë 2 GB RAM dhe si një kamër me sensor të përmirësuar prej 12 Megapiksel. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button