Zaev: Nuk e kam problem ta vendos flamurin shqiptar tek selia e LSDM-së

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në një intervistë për emisionin ”Jeta në Kosovë”, ka thënë se flamuri shqiptar do të jetë prezent në selinë e LSDM-së, kur ta kërkojnë anëtarët shqiptarë.

“Flamuri shqiptar do të jetë këtu në selinë e LSDM-së, kur të na kërkojnë anëtarët shqiptarë”, tha Zaev.

Ai më tej tha se shqiptarët duhet ta ndjejnë veten si të barabartë në Maqedoni dhe duhet së bashku të punojmë për një ardhme më të mirë.

Zaevi, është pyetur se kur do të publikohen përgjimet e rastit Monstra që është një nga rastet më të ndjeshme në mes dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni.

“Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Më të vërtetë unë dhe partia ime jemi të frikësuar, sepse ka sugjerime nga ana e intelektualëve, nga komuniteti shqiptar dhe ai maqedonas që të jemi të kujdesshëm me këtë, sepse rasti është shumë i ndjeshëm”, tha Zaevi.

Ndiqni emisionin e plotë “Jeta në Kosovë” nga gazetarja Jeta Xhara.

Lajme të ngjashme

Back to top button