Vuçiq: Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Duke folur për vizitën e ardhshme në Tiranë më 27 maj, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se si kryeministër shkon në vizitën e parë zyrtare në historinë e Serbisë për të ndërtuar marrëdhënie të mira dhe për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e të dy popujve, të dyja vendeve. Do të shkoj me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të biseduar. Ajo që tani na ndanë aktualisht, të tregojmë se mund të kapërcejmë dhe se këto dallime të mos jenë aq të mëdha”, tha Vuçiç.

Duke shtuar se në emër të Serbisë dëshiron perspektivën europiane të Shqipërisë, ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe shtetërore dhe se konsideron që përmes dialogut dallimet mund të tejkalohen dhe se bashkëpunimi ekonomik i lidhur të dyja kombet dhe shtetet.

“Jo vetëm që Shqipëria ishte e mbyllur pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe ne gjithashtu kemi pasur marrëdhënie të çuditshme që askush të mos na vijë, mos vallë jemi më të mirë se të tjerët, jo nuk jemi, jemi të njëjtë. Do të doja që Serbia të jetë më e hapur edhe për investitorët shqiptar potencial, por edhe të ketë hapësirë për investitorët serbë në Shqipëri”, tha ai.

Vuçiq ka konfirmuar se në fillim të qershorit do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ku planifikon të takohet me Zëvendës Presidentin Joe Bajden. Ai shtoi se do të udhëtojë në Moskë, dhe se së shpejti Beogradin do ta vizitojë kancelarja gjermane Angela Merkel.

– E ardhmja e qytetarëve të Serbisë e një rëndësie të veçantë –

Vuçiç tha se Platforma për Kosovën, të cilën ia prezantoi presidenti, Tomisllav Nikoliç, është tekst serioz dhe i gjerë, por që asgjë nuk është letër e shenjtë, përveç të ardhmes së qytetarëve të Serbisë.

“Vetëm kur të jemi në gjendje të perceptojnë se çdo gjë është realiste dhe të zbatojmë diçka në vepër, jam i bindur se do të paraqitemi para publikut”, thotë kryeministri serb.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia, për shkak të kësaj platforme mund të ketë probleme me Perëndimin, tha se e kishte lexuar këtë dokument dhe se e kupton presidentin Nikoliç, si dhe e kanë të qartë që të dy se në çfarë “situate jo të lakmueshme ndodhen”.

“Kur nga njëra anë përballeni me atë që e ardhmja evropiane, por edhe e ardhmja ekonomike varet nga ajo se si do të veproni, disa lëshime, të cilat në nuk do ti bëni në momente të caktuara, atëherë vini në një situatë të matni dhe të peshoni. Kjo është thelbi i angazhimit politikë dhe për këtë arsye jam i bindur se do të gjejmë përgjigjen më të mirë. Asgjë nuk është letër e shenjtë, përpos jetesës më të mirë për qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç dhe shprehu besimin se BE-ja nuk do të pranojë pezullimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe pse kjo nuk shkruan në Platformë, si dhe Serbia nuk dëshiron të ngushtoj pozicionin e saj në këtë mënyrë për të mos vazhduar dialogun me shqiptarët e Kosovës.

I pyetur nëse sipas platformës është parashikuar që veriu i Kosovës të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, dhe pjesa tjetër e territorit të Kosovës të mos jetë përfshirë, Vuçiç tha se gjithçka duhet të trajtohet sipas Kushtetutës dhe se çdo sjellje tjetër do të ishte jokushtetuese.

Kryeministri serb në insistimin e gazetarëve që të jap më shumë informacion në lidhje me Platformën për Kosovën dhe mospërputhjet e mundshme me presidentin Tomislav Nikoliç, tha se nuk dëshiron të grindet dhe të përçahet me të, siç tha, ka marrë mbi vete të gjithë atë që askush në Serbi nuk donte të bënte.

“Dikush duhej tu tregonte njerëzve se duhet të merren vendime të vështira dhe jo vetëm për rritje të rrejshme të rrogave dhe pensioneve të cilat do të na çonte në falimentim. Dikush duhet të shkoj në Sarajevë dhe thotë se do të bëhet një dialog serbo-boshnjak”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse ka planifikuar pjesëmarrjen e tij në shënimin e përvjetorit të 20 të gjenocidit të Srebrenicës më 11 korrik, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se në Srebrenicë ka ndodhur një “krim i madh” dhe se “Serbia do të ketë një përgjigje adekuate ndaj saj”.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse janë të sakta informatat që është kërkuar nga Serbia që të “reduktoj” marrëdhëniet me entitetin e RS në BeH, Vuçiç tha se nuk kishte informacione të tilla.

“Të reduktojmë marrëdhëniet tona? Ne kemi ligjet tona, Marrëveshja e Dejtonit, të drejtat dhe detyrimet tona sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Nuk e di si është e mundur kjo. Askujt deri më tani nuk i ka shkuar ndër mend të më thotë diçka të tillë”, tha Vuçiç, duke pyetur se cili është ai që mund t’i jepte urdhra.

“Më tregoni atë, që në rruzullin tokësor mund të më urdhërojë atë që Serbia duhet të bëjë, më thoni emrin e atij njeriu, këtu dhe në botë. Së shpejti do të vijë Angela Merkel, dhe ju mund ta shihni nëse kjo është apo jo”, tha ai Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button