Tensione Kinë-SHBA për ishujt artificialë

Flota ushtarake kineze ka paralajmëruar disa herë nëpërmjet radios një avion zbulues të SHBA-ve, i cili po fluturonte mbi ishujt artificialë që Kina po ndërton në Detin e Kinës Jugore.

ishulli6

Avioni mori 8 paralajmërime për ta braktisur fluturimin. Këto paralajmërime u bënë në anglisht dhe janë nxjerrë në dritë nga CNN. “Jeni duke fluturuar mbi zonën ushtarake kineze. Ndryshoni menjëherë kurs”, dëgjohet zëri i një ushtaraku kinez në radion e avionit amerikan. Kina po ndërton me dhjetëra ishuj në zonën detare të kontestuar në Detin e Kinës Jugore.

ishulli7

 

 

 

Ndërtimi i këtyre ishujve, sipas Kinës, po bëhet për të ruajtur kufijtë dhe sovranitetin e shtetit komunist. Mirëpo këto veprime janë marrë si provokim dhe përgatitje lufte nga vendet përreth, me Filipinet dhe Indonezinë që kanë shfaqur shqetësime.

Lajme të ngjashme

Back to top button