Pse fëmijët nuk kanë përqendrim në pranverë?

Bashkë me ardhjen e pranverës dhe ngritjen e temperaturave fëmijët nuk arrijnë të ulen dhe të bëjnë detyrat.

Mund të mërziten shumë shpejt dhe gjatë kohës së provimeve e kanë të vështirë të ulen e të bëjnë studimin. Si duhet të veprojmë me fëmijët të cilët e humbasin përqendrimin e ty re bashkë me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e kohës? Në këtë periudhë ku naty ra ka shtuar ngjy rat e saj të larmishme kemi dëshirën të qëndrojmë jashtë e të shëtisim.

Nxënësit ndihen si me pushime kur vjen stina e pranverës. Shfaqet një rënie në notat e marra dhe mungesa e dëshirës për të mësuar. Pikë së pari familjet duhet të përpiqen të kuptojnë fëmijët gjatë kësaj periudhe kalimtare. Nëse kanë kohë le të kalojnë pak kohë jashtë me to kur vijnë nga shkolla ose t’i lejojnë të luajnë me bashkëmoshatarët.

Vendosja e rregullave shumë strikte do ndikojë në prishjen e marrëdhënieve mes ty re. Fëmijët të cilët vijnë nga shkolla e kanë të nevojshme të harxhojnë energjitë e ty re për 30-45 min . Krahas kësaj familjet mund t’i aktivizojnë fëmijët në aktivitete sportive , kjo do t’i ndihmojë të çlirojnë më shumë energji dhe të ulen më me dëshirë të bëjnë mësimet.

Më i përqendruar pranë natyrës

Pika ku duhet treguar më kujdes gjatë stinës së pranverës është shmangia e lodhjes së tepër të fëmijëve. Nëse lodhen më shumë se ç’duhet nuk do të arrijnë të ulen e bëjnë dety rat.

Përcaktimi i kohës që mund të kalojnë jashtë është shumë i rëndësishëm. Nëse qëndrojnë pak nuk do të kënaqen e nëse qëndrojnë shumë do ta kenë të vështirë të përqendrohen në mësime. E rëndësishme është të gjendet rruga e mesme. Stina e pranverës është kalimtare. Kalimi i kohës jashtë me shokët, vizita e të afërmve apo kontakti me naty rën do të mundësojë një përshtatje më të mirë të fëmijës me periudhën e ndry shimeve./GazetaStart/

Lajme të ngjashme

Back to top button