Dy legjenda këtë vit i thonë lamtumirë futbollit!

Dy super legjendat e futbollit, spanjolli Xavier Hernández dhe anglezi Steven Gerrard në fund të këtij sezoni do ti thonë lamtumirë futbollit aktiv.

Edhe pse dy mesfushorët u paraqitën për skuadra të ndryshme ata kontribuan mjaftë për skuadrat e tyre dhe thuajse i dhanë një tjetër shije futbollit.

Për gati dy dekada dy futbollistët qëndruan në futbollin kulminant duke fituar shumë trofe dhe duke befasuar nga ndeshja në ndeshje me aftesitë e tyre sportive.

Xavi një lojtar që dallonte për nga intelegjenca e tij instiktive nga reagimet, gjindshmërisë dhe zgjidhjet e shpejta në situata të ndryshme ne lojë. Lëvizjet e tij gjatë ndeshjes krijonin pasime dhe raste të pastërta për gol, apo siç mund të quhet ishte një revolucioner në futboll.

Nga ana tjetër super mesfushori i Liverpoolit, Gerrard nje luftëtar i vërtet në fushë ku për çdo ndeshje jepte shpirtin në fushë për skuadrën e tij./Enes Qaili/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button