ISIS ka pushtuar më shumë se 50 % të territorit në Siri

Organizata terroriste ISIS ka konfiskuar më shumë se 50 për qind të territorit të Sirisë dhe është e pranishme në 10 nga 14 provincat në vend. Këtë lajm e bëri të ditur Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Të dhënat e raportuara erdhën pasi ISIS mori kontrollin e plotë të qytetit Tadmur, duke përfshirë edhe qqytetin Palmira, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore, e mbrojtur nga UNESCO.

“ISIS kontrollon më shumë se 95.000 kilometra katrorë në Siri dhe ekziston në krahinat e Homs, el Raqqa, Deir Ezzor, el-Hasakah, Hama, Aleppo, Damask, Rif Dimashq, Daraa dhe el-Suwaydaa,” njofton Observatori me bazë në Londër.

Deklarata shtoi se ISIS gjithashtu kontrollon shumicën e gazit dhe fushat e naftës në Siri. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button