Turqi, Garipi është majmuni i cili kërkon të thërritet në emër dhe që dëshiron akullore

Pushimorja turistike në kilometrin e dhjetë të autostradës së Afyonkarahisar – Izmir në shikim të parë është e zakonshme si të gjitha autostradat e botës, megjithatë, atraksioni dhe specifika e sajë është majmuni Garip, i cili për vite jeton në këtë vend dhe argëton udhëtarët të cilët ndalojnë aty, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky majmun i pazakontë, i cili jeton në një pushimore të zakonshme në një autostradë të Turqisë perëndimore, ai me butësinë e tij tërheq vëmendjen e vizitorëve, të cilët e ushqejnë. Ai ha çdo gjë me përjashtim të mishit të kuq, ndërsa si ushqim të preferuar ka akulloren, specat dhe frutat. Administratori i pushimores, Ali Jilmaz thotë banori i pushimores për herë të parë u shfaq në 5 maj të 2007 dhe që ditën e parë ai u bë atraksioni kryesorë i kompleksit, i cili pas asaj dite regjistron gjithnjë e më tepër vizitorë.

“Ai ha gjithçka, por është interesant fakti se ai më së shumti i do akulloret, i cili ushqehet sikur ne. Më së shumti e donë fëmijët. Është shumë emocional dhe i turpshëm. Shumë njerëz vijnë këtu vetëm për të parë atë”, tha Jilmaz, duke theksuar se bëhet fjalë për një kafshë emocionale dhe të urtë, Yilmaz paralajmëron se “nuk është mirë” ta thërrisni ose para tij ta përmendni fjalën majmun, por duhet ta thërrisni në emër, Garip.

“Kur e thërrisni në emër Garip, ai do t’ju shikoj me sy të gëzuar dhe tregon gatishmëri për të kontaktuar me ju, por në qoftë se e thoni fjalën majmun, atëherë i prishet disponimi dhe tregon qartë se kjo nuk i pëlqen”, tha Jilmaz.

Lajme të ngjashme

Back to top button