Presidenti izraelit pas takimit me Mogherinin, thirrje për “rindërtimin e besimit” me palestinezët

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin bërit thirrje sot për “rindërtimin e besimit” ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli duhet të punonte në rindërtimin e besimit me palestinezët duke filluar me rikonstruksionin e Rripit të Gazës”, ka thënë Rivlin gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, njoftoi radio izraelite.

Ai tha se konflikti palestinez-izraelit mund të përfundojë vetëm nëse dy popujt fillojnë të realizojnë nevojën për një bashkëjetesë në paqe.

Vitin e kaluar Izraeli ka kryer sulme ndaj Rripit të Gazës ku janë vrarë mbi 2.160 palestinezë, ndërsa rreth 11.000 janë plagosur. Nga sulmet është shkatërruar infrastruktura në mbarë Rripin e Gazës, ku që nga viti 2007 ndodhet nën bllokadën e Izraelit.

Mogherini në anën tjetër tha se BE-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje procesit paqësor në Lindjen e Mesme.  “Roli im, si përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme është të promovoj përfundimin e konflikteve ndërmjet dy popujve”, ka thënë Mogherini.

Ajo të mërkurën u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe me atë rast konfirmoi se BE-ja mbështetë themelimin e shtetit palestinez.

Netanyahu ka insistuar se e ardhmja e Palestinës do të thotë demilitarizimi dhe njohja e shtetit “hebre”.

Bisedimet, palestinezo-izraelite janë pezulluar pothuajse një vit më parë, kur Izraeli refuzoi të lirojë një grup të të burgosurve palestinezë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Lajme të ngjashme

Back to top button