Big Mama: “Në koncert veshuni vetëm kuq e zi”

Këngëtarja e njohur jep disa sqarime në lidhje me koncertin që do mbahet në ndihmë të Kumanovës pas disa keqkuptimeve dhe keqintepretimeve nga ana e individëve të caktuar.

Aktiviteti që po ndërmarim dhe organizojmë për të ndihmuar banorët e lagjes së Trimave nuk ka të bëj me asnjë lloj marketingu apo propaganda të çfarëdo kujt, është thjeshtë iniciativë për të dëshmuar se kumanovarët nuk janë vetëm por që kanë krah dhe dikush mendon për ata, për të dëshmuar se populli shqiptarë e vecanërisht tetovarët janë aq human sa munden me ndihmu, numri i artistëve është thjeshtë për të treguar se nuk do mblidhemi thjeshtë për të dridhur shalet por do jetë një moment i vecantë si lloj tubimi ku nëpërmes këngës (vaji i artistëve është kënga) do shprehim ngushëllime për të vrarët në akcionin e fundit në Kumanovë, do inkurajojmë të plagosurit dhe banorët e Kumanovës se shqiptarë janë krah tyre, do protestojmë kundër politikës së tanishme dhe do tregojmë mllefin thonë se kështu nuk jetohet më..

Ps. Bëj një lutje për gjithë kolegët që të respektojnë një kod të veshjes dhe të shfaqemi në skenë vetëm kuq e zi.

Koncerti do të mbahet të hënën me datë 25 maj në ora 18.00 tek hapësirat e Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button