Pogba i tha “PO” Barcelonës!

Tifozët e Barcelonës mund të kenë nisur një ditë të mbarë. Raportet e fundit që vijnë nga Spanja flasin se Paulm Pogba i ka thënë PO Barcelonës.
Gazetat e njohura spanjolle e nisin ditën me superyllin francez të Juventusit që thuhet se është i vendosur për kalimin te Barcelona. Ariedo Braida thuhet se ka përfunduar marrëveshjen verbale me lojtarin dhe agjentin e tij ndërsa zyrtarizimi do të bëhet pak javë më pas.

Pogba thuhet se ka insistuar se e do vetëm Barcelonën sepse dëshiron që të luaj në një skuadër me Lionel Messin.
Ylli francez i ka premtuar besnikëri Barcelonës, ndërsa skuadra katalonase i ka garantuar vendin e titullarit si pasues ideal i Xavit. Shuma e këtij transferi thuhet se do të kap vlerën e 80 milion eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button