Doli traileri i dokumentarit për këngëtaren Amy Winehouse

Një trailer i ku shihet këngëtarja Amy Winehouse është shfaqur në festivalin e Kanës, për të promovuar dokumentarin që është xhiruar për jetën e saj. Rexhinë e këtij dokumentari e ka bërë Asif Kapadia, i cili ka paraqitur jetën private të Winehouse, si problemet e saja me lëndët narkotike si dhe jetën e saj skenike.
Amy e cila ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, në korrik të vitit 2011,korri suksese botërore me lansimin e albumit të saj ‘Frank’ të lansuar në vitin 2003 si dhe me albumin ‘Back to Black’ të realizuar në vitin 2006.

Dokumentari për jetën e këngëtarës Amy Winehouse është titulluar ‘Amy’ dhe në kinematë botërore pritet të del më 3 korrik 2015.

Në vijim mund të shihni trilerin e dokumentarit ‘Amy’:

Lajme të ngjashme

Back to top button