“Veto për Shkupin”, Blushi: Forcon Gruevskin, Bushati:S’krahasohemi

Deputeti socialist Ben Blushi sërish sot ka lëshuar një lum akuzash kundrejt shërbimit të jashtëm por edhe
deklaratave të Ramës së Shqipëria do të vendosë veton për integrimin e Maqedonisë në strukturat e NATO­s. Sipas Blushit vendimi i Ramës për të vendosur veton ndaj Maqedonisë vetëm sa do ta forcojë edhe më tej figurën e Gruevskit.

Sipas tij deklarata e Ramës për t’i vënë veton Maqedonisë në NATO do të forconte më tepër pozitat e Gruevskit.

“Nuk di në mund të kishim bërë më shumë apo më pak por atje është krizë demokracie. Dikush ka dashur ti përfshijë shqiptarët në konflikt. Dua ta them sot ajo që po ndodh në Ballkan, po rrit paragjykimin për rajonin, i cili sot po prodhon eksod, po ikin të gjithë nga Maqedonia..pse? Sepse qeveriset keq..Ne e kapërcyem Gruevskin që në vitin 2103, e hoqëm stilin e Gruevskit që kur ikët juve… por ka ende probleme. Qeveria dje ka thënë mund të rishikojmë veton tonë për anëtarësimin e saj në NATO. Po të flasë ministri i Jashtëm do ta interpretojë deklaratën ..Nuk shoh që njerëzit që prodhojnë politikën e jashtme janë të koordinuar…do ta interpretojnë do ta zbusin. Gruevski është bërë më i fortë nga vetoja greke, e ka përdorur duke thënë se mua më sulmojnë fuqitë e jashtme. Nuk jam i bindur se dy veto do funksionin më shumë. Nuk jemi sot në ditët më të mira të politikës së jashtme, mund të kishim pak më vështrim strategjik. Qeveria në disa raste ngatërron fishekzjarrin me dritën, fishekzjarri ndriçon në një minutë. Politika jonë e Jashtme nuk mund të mbushet me fishekzjarre”, ­ tha Blushi.

Por ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, tha se situata në Maqedoni nuk mund të krahasohet me Shqipërinë.
Duke u ndalur tek projektligji për politikat e jashtme, Bushati tha se “për t’u emëruar ambasador
duhet minimalisht të kesh gradën këshilltar”.

Bushati i kërkoi opozitës që të japë alternativat e saj.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Siperfaqsisht z.Blushi ka te drejt. Me sa duket nga shkrimi i tij, nuk ka njohuri te thell me zhvillimet ne Maqedoni. Sa per politiken e jashtme te R.Shqiperis e ka qelluar plotesisht. Shqiperia mem akoma nuk ka nje politik te jashtme te konsoliduar e ne vecanti rreth problemit shqiptar.

Back to top button