Familjarët nisen për në Shkup që të marrin kufomat (FOTO)

Janë nisur për në Maqedoni familjarët e atyre që vdiqën në luftimet në Kumanovë të Maqedonisë. Pjesë e familjarëve është edhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka postuar foto të veturave të cilat janë nisur nga Prishtinë për në Shkup.

Pas disa orësh në Kosovë pritet të sillen trupat e të vdekurve:

Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972,

Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deqanit, i lindur në vitin 1977,

Mirsad (Osman) Ndreca nga Gjakova, lindur në vitin 1979,

Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985,

Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978,

Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975,

Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965,

Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983 dhe

Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.

Autopsia e trupave të pajetë është bërë në Shkup dhe ka përfunduar të hënën ndërsa ende nuk dihet nëse një autopsi e dytë do të bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button