Analizë e Bloomberg: Maqedonia, fushëbeteja e re mes SHBA dhe Rusisë

Analizë e revistës prestigjioze “Bloomberg”

Maqedonia është një vend i varfër në Ballkan që nuk ka dalje në det dhe me një popullsi prej 2 milion banorë. Për Kremlinin, ky është fronti më i ri në një betejë ideologjike me SHBA-në e cila nxit ndryshimin e regjimit për t’ju kundërvënë ndikimit të Rusisë. Siç edhe ndodh shpesh, kjo pikpamje është e saktë deri në atë masë sa që interesat e Rusisë janë të lidhura me ato të një sundimtari të korruptuar autoritar.

Ja se çfarë tha ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, gjatë javës së kaluar:

Nuk mund të gjykoj sigurtë, por në mënyrë objektive këto ngjarje që po ndodhin në Maqedoni janë për shkak të refuzimit të qeverisë maqedonase për t’ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe mbështetja aktive e Shkupit zyrtar për planet e ndërtimit të tubacionit të Rrjedhës Turke, për të cilën shumica në Bruksel dhe përtej Atlantikut janë kundër.

Origjina e këtij hamendësimi dhe sarkazma e Lavrov, janë të qarta. Kremlini nuk mund e të mos dyshonte në kohën e krizës së politikës në Maqedoni. Në muajin dhjetor, presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia po e tërheq projektin tubacioni i Rrjedhës së Jugut, që ishte projektuar për të anashkaluar Ukrainën dhe të futej në Bashkimin Europian nëpërmjet Bullgarisë. Bashkimi Europian i bënte presion intenziv Bullgarisë që të pengonte këtë projekt. Qeveria bullgare e cila po e mbështeste këtë projekt – dhe bëri të mundur një marrëveshje me një prej shokëve bilionerë të Putinit – u zavendësua menjëherë në zgjedhje të parakohëshme, me çka Rusia e humbi pikën e saj të hyrjes për projektin në Bashkimin Europian.

I palëkundur në vendimin e tij, Putin bëri marrëveshje me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të devijuar tubacionin për në Turqi me shpresën se do ta zgjerojë atë në Ballkan. Serbia, kandidat për anëtarësim në BE, po bën disa kërkime në lidhje me projektin: për të shkuar në Serbi, pa mos kaluar nëpërmjet Bullgarisë, tubacioni do të duhet të kalojë nëpërmjet Greqisë (të cilën Rusia po përpiqet ta fitojë nëpërmjet ofertës së ndihmave) dhe Maqedonisë. SHBA-të kanë lobuar që Greqia të shkojë me projektin konkurrues të tubacionit që do të transportonte gaz nga Azerbejxhani dhe jo nga Rusia.

Sa për Maqedoninë, dy muaj pasi Turqia shpalosi planin e tubacionit, lideri i opozitës Zoran Zaev filloi të publikon regjistrimet sekrete të bisedave të zyrtarëve. Zaev tha se inçizimet, e bëra nga qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski si pjesë e një operacioni të mbikqyrjes gjithpërfshirëse. Në këto inçizime përfshihen biseda të ndryshme, që nga dhuna ndaj kundërshtarëve politik dhe mashtrimeve në zgjedhje e deri tek blerja e një Mercedesi për kryeministrin Gruevski duke përdorur Ministrinë e Punëve të Brendshme si mbulesë (ministren e brendshme, e cila dha dorëheqje, dëgjohet duke komentuar se si sediljet e pasme kanë funksionin e të bërit masazhë me shefin e shërbimit sekret, i cili poashtu dha dorëheqje i turpëruar).

Maqedonasit nuk ishin të kënaqur aspak, madje as edhe shqiptarët e këtij vendi, të cilët asnjëherë nuk kanë bërë kauzë të përbashkët me opozitën maqedonase, u bashkuan në mitingje të mëdha në kryeqytet. Fundjavën e kaluar, dhjetëra e mijëra protestues dolën në qendrën e qytetit, të cilën Gruevski kohëve të fundit e zbukuroi me ndërtesa të rëndomta neoklasike dhe statuja me një kosto të cilën një komb i vogël si ky nuk mund ta përballojë. Të hënën, kryeministri, i cili e ka udhëhequr Maqedoninë për gati 10 vite, organizoi një kundër-protestë. Ai i quajti inçizimet “një mësim të madh” dhe denoncoi Zaevin duke e quajtur një marionetë e huaj me një “skenarist”, duke u bërë thirrje mbështetësve “imagjinoni një kryeministër të sjellur në pushtet nga shërbimet e huaja”.

Për ekipin e Putinit, kjo është një gjë e njohur. Ngjarjet po ndjekin të njejtin drejtim sikur në Ukrainë gjatë vitit 2013 dhe 2014, kur regjimi i korruptuar i Viktor Janukoviç u rrëzua nga një kryengritje popullore. Kremlin beson se SHBA-të nxitën revolucione të ngjajshme në Gjeorgji në vitin 2003, në Ukrainë në vitin 2005 dhe në Moldavi në vitin 2009 dhe disa përpjekje tjera më pak të suksesshme për të rrëzuar regjimet pro-Moskës në ish-vendet sovjetike. Gjithashtu ndryshime të regjimeve si ajo e Pranverës Arabe gjithashtu ra nën definicionin e Putinit për SHBA-të si inxhinierë të revolucioneve. Fjala që ai përdor për të përshkruar ato është, çuditërisht, e njejtë me përshrkimin e Gruevskit në lidhje me inçizimet inkriminuese “një mësim” për Rusinë mbi atë se çka duhet të shmangë.

Shumë rusë të zakonshëm gjithashtu besojnë në teorinë e konspiracionit sepse ka një të vërtetë sipërfaqësore në të. SHBA dhe aleatët e BE-së duan që ta kufizojnë ndikimin e Rusisë, aq më tepër pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Ata gjithashtu shqetësohen për tendencën e Putinit për të bërë si armë luftuese furnizimet me gaz natyror, duke ngritur çmimet për vendet që marrin një qëndrim kundër tij dhe uljen e çmimit për aleatët e tij. Strategjia e kontrollit dhe përpjekjet për të dobësuar dominimin e energjisë së Rusisë janë transparente, dhe po kështu është edhe mbështetja e Perëndimit për lëvizjet popullore që duan të minojnë liderët autoritar miq të Putinit.

Problemi me këtë teori, sidoqoftë, është se kur një komb i hudh liderët e tyre sikur ukrainasit që e bënë vitin e kaluar, është për shkak se populli është ngopur me korrupsionin e tyre të dukshëm, zgjedhjet e manipuluara dhe kufizimet mbi lirinë e mediave. Veçanërisht në Europë, me shembullin e vendeve fqinje me funksionimin e mirë të sistemeve politike dhe me një shkallë më të lartë të drejtësisë dhe angazhimit demokratik po i inkurajon vendet që nuk janë pjesë e BE-së. njerëzit nuk arrijnë të shohin se përse vendi i tyre duhet të jetë më keq. Ajo që Putini nuk e – ose nuk dëshiron ta – kuptojë është se politikanët e huaj të korruptuar janë në rrezik për t’u rrëzuar, të cilat mund të fshijnë të gjitha vitet e përpjekjeve diplomatike të Rusisë dhe të dëmtojë interesat ekonomike të Rusisë.

Rusia tani ka përforëcuar ambasadën e saj në Shkup dhe ka filluar t’u bëjë jehonë pretendimeve të Gruevskit në lidhje me agjentët e huaj. Megjithatë, Moska nuk mund ta mbrojë një regjim të kalbur që metëvërtetë e ka humbur besimin e maqedonasve – dhe regjistrimet janë një arsye e mirë për vendasit që të mos i besojnë qeverisë.

Megjithatë, Perëndimi e ka një zakon të dështojë në zgjatjen e mbështetjes së saj për reformatorët që nga dita e nesërme pasi të ketë ndryshuar regjimi dge rezultati është se vendet përsëri kthehen në rrugët e tyre të korruptuara. Kjo është ajo që ndodhi me Ukrainën pas vitit 2005 dhe viteve të fundit në Gjeorgji. Maqedonia, të cilës ambiciet e anëtarësimit për në BE kanë qenë të penguara nga Greqia për shkak të një mosëmarrëveshje të gjatë, meriton një garancion të qartë për në rugën Europiane pasi të shpëtojë nga Gruevski dhe të lëviz drejt një demokracie më të fortë dhe qeverie më të pastër.

Lajme të ngjashme

Back to top button