Evropa përgatit strategji për Maqedoninë sipas shembullit të Ukrainës?

Fillimi i bisedimeve mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev hapi dilemën nëse Maqedonisë do t’i ndihmohet me formimin e Panelit ndërkombëtarë këshillëdhënës (PNK) sipas shembullit të Ukrainës.

Mundësinë e këtillë dje e paralajmëruan burime diplomatike të afërta me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland.

PNK është formuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, me funksion që të vëzhgojë hetimin për përleshjet dhe viktimave njerëzore që ndodhën në Ukrainë, në sheshin Majdan në shkurt 2014 ku jetën humbën 5500 persona.

Për kryetar të këtij trupi u caktua avokati Nikolla Braca, me dy përfaqësues tjerë ukrainas, njëri nga pushteti e tjetri nga opozita.

Puna e PNK-së u përshëndet dhe pranua nga organizatat ndërkombëtare dhe Rusia, por edhe nga pushtetit ukrainase, që u angazhuan për përmirësimin e situatës.

Kush është Nikolla Braca?

Nikolas Dushan Baca është avokat britanik me prejardhje serbe dhe ish kryetari i Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Ka lindur më 3 mars (1945) ndërsa shkollimin e ka filluar dhe mbaruar në kolegjin e Uimbeldonit. Ka punuar si këshilltar i mbretëreshës deri në vitin 1998 kur edhe është punësuar në Komisionin evropian për të drejtat e njeriut. Në vitin 2001 u bë kryetari i Gjykatës për të drejtat e njeriut, ndërsa pas dy mandate u bë edhe kryetari i Panelit ndërkombëtarë këshillëdhënës për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Back to top button