Të biesh në dashuri të ndihmon të humbasësh peshë?

Je duke pritur për të humbur disa kile, pastaj të dalësh në ndonjë takim? Në fakt, po bën gjënë e gabuar. Sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën “Obesity”, të biesh në dashuri mund të të ndihmojë për të humbur peshë dhe të jesh më e hollë, gati edhe për sezonin e ri të plazhit.

Studimi i kryer nga studiuesit e “Harvard Medical School” ishte i fokusuar në zhvillimin e një hormoni (oxytocin), i cili njihet ndryshe edhe si “hormoni i dashurisë” dhe që është i lidhur me aktivitetet e ndjenjës së dashurisë, siç janë ledhatimet, puthjet dhe seksi. Të gjitha këto mund të ndihmojnë njerëzit që janë mbipeshë për të pasur një peshë të shëndetshme dhe gjithmonë nën kontroll.

Në studim, u rekretuan gjithsej 25 meshkuj në moshë relativisht të re, me peshë normale trupore dhe 12 të tjerë, të cilët ishin mbipeshë. Hulumtuesit u dhanë të gjithë meshkujve një sasi spray qetësues i padëmshëm nga “hormoni i dashurisë” (oxytocin) për të parë reagimet e trupit pas këtij përdorimi. Pasi të gjithë pjesëmarrësit në studim morën këtë lloj hormoni, studiuesit porositën mëngjes nga një menu me të gjitha ushqimet që dëshironin. Më pas, ata matën sa kalori kishin marrë gjatë ushqimit të gjithë pjesëmarrësit. Tetë javë më vonë, pjesëmarrësit e bënë sërish eksperimentin, por pa e marrë shtesë “hormonin e dashurisë”.

Rezultatet treguan se dashuria mund të ndihmojë të biesh nga pesha. Kur pjesëmarrësit morën dozën e vendosur të hormonit “dashuri” (oxytocin), ata morën 122 kalori më pak dhe mesatarisht 9 gram më pak yndyrë. Përveç kësaj, pjesëmarrësit kishin përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës dhe tashmë kishin një metabolizëm më të mirë. Edhe pse studimi ishte i kufizuar në një numër të ulët të të rinjve, sërish rezulatatet ishin të mjaftueshme dhe premtuese. Gjithçka rezultoi në fund është shumë interesante: dashuria të shton oreksin, por jo për të ngrënë dhe për më tepër, nuk ka efekte anësore.

Kështu, rruga është e hapur! Nëse do vërtet të humbasësh peshë, mos u merr më me dietat! Shiko një rrugë më natyrale, sepse do të të falë edhe shumë kënaqësi, mbi të gjitha.

Lajme të ngjashme

Back to top button