Bullgaria reagon ndaj deklaratës së Llavrovit për Maqedoninë

S​ofja zyrtare ka reaguar sot ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni.

“I konsideroj ekstremisht të papërgjegjshme deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov, dhe insinuatën e tij, sipas së cilës Republika e Maqedonisë mund të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë”, deklaroi sot shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.

Sipas tij, Bullgaria ka mbështetur më shumë se të gjitha vendet e tjera pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe ishte vendi i parë që njohu Republikën e Maqedonisë, transmeton agjencia shqiptare e lajmeve ATSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button