Kuçi: Kriza aktuale po rrezikon ekonominë tonë!

Gjendja e rëndë politike në vend, ka ndikim negativ ne ekonomi edhe atë: në investimet e huaja dhe vendore, në sektorin e turzimit dhe zvogëlimit të mundshëm të numrit të turistëve që paralajmërohet të qëndrojnë në vendin tonë, për shkaqe sigurie rrezikohet dhe kthimi i mërgimtarëve tanë në periudhën e verës dhe të tjera. Kështu u shpreh Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së, pas një takimi me të gjithë përfaqësuesit të Odave Ekonomike më relevante në Maqedoni.

Me iniciativë të OEMVP-së, me në krye kryetarin Menderes Kuçi, të gjithë përfaqësuesit të Odave Ekonomike më relevante në Maqedoni, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën u paralajmëruan masat që do të propozohen në periudhën në vijim nga të gjithë odat bashkërisht, në drejtim të stabilizimit dhe normalizimit të gjendjes ekonomike dhe politike në vend.

Prezent ishin Menderes Kuçi – Kryetar i OEMVP-së, Jelisaveta Georgieva, drejtor ekzekutiv i OEM Mitko Aleksov, Drejtor Ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike, Dejan Dejanov, Kryetar i Biznes Klubit Maqedono-Izraelit, Zore Temelkovski, Kryetar i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, Tuan Ejup Kahvexhi dhe Kryetar i MATTO-s, Odës Ekonomike Maqedono-Turke.

“Gjendja e rëndë politike në vend, ka ndikim negativ ne ekonomi edhe atë: në investimet e huaja dhe vendore, në sektorin e turzimit dhe zvogëlimit të mundshëm të numrit të turistëve që paralajmërohet të qëndrojnë në vendin tonë, për shkaqe sigurie rrezikohet dhe kthimi i mërgimtarëve tanë në periudhën e verës, e që janë stimul i veçantë për rritjen e konsumit të përgjithshëm në Maqedoni, si dhe në mënyrë shtesë dhe rreziku nga zvogëlimi i depozitëve të tyre, që në masë të madhe kontribojnë për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe sigurojnë stabilitet të një pjesë të rezervave devizore, gjithnjë e më pak atraktiv bëhen eksportuesit tanë, prodhimet e të cilëve përfundojnë në tregjet e vendeve fqinje.

Këto janë konstatime, që për herë të parë bien dakord Opozita dhe Qeveria, mirëpo ata nuk duhet të lejojnë që qëllimi kryesor i tyre të jetë rivaliteti në bartjen e fajit nga njëri te tjetri për situatën aktuale, duke harruar se në këtë mënyrë shkëpusin degën në të cilën janë ulur, sepse pasojat e gjithë kësaj do t’i bartim ne si kompani, qytetarët, të gjithë subjektet afariste dhe kategoritë sociale, ndërsa Qeveria këtë do ta ndjejë pasi që arka shtetërore do të jetë veçse e zbrazur, indikacione të cilat tashmë dhe kanë filluar të ndjehen.

Në kuadër të kësaj, ne si Oda ekonomike që përfaqësojmë interesin e komunitetit të biznesit, vlerësojmë se vazhdimi i krizës politiko-ekonomike, do t’i zbeh mundësitë tona për të evituar rreziqet, për të mbrojtur Maqedoninë nga bankrotimi dhe skenaret e paqarta për dalje nga kriza, e cila aq më shumë bëhet dhe shoqërore” u shpreh Kuçi, në emër të të gjithë Odave Ekonomike relevante në vend.

Në fund, para opinionit u paralajmërua se kjo deklaratë e sotshme e përbashkët, do të vijon më tej me iniciativa të përbashkëta duke qenë se qëndrimet janë të harmonizuara dhe se së shpejti opinionit dhe Qeverisë do t’i bëhen të njohura masat konkrete në drejtim të stabilizimit dhe normalizimit të krizës politike dhe ekonomike në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button