Hagë, Ministri Lirim Shabani nënshkroi Konvetën Ndërkombëtare të Energjisë

Gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Energjisë në Hagë, Ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, nënshkroi Konventën Ndërkombëtare të Energjisë.

Ministri Shabani, para Sekretarit të përgjithshëm të Komitetit ndërkombëtarë të energjetikës dhe homologëve të tij nga e gjithë bota, vlerësoi lartë nënshkrimin e një dokumenti të tillë nga ana e Maqedonisë, e që e bën a me qasje në tërë tregun ndërkombëtar të energjisë, do ti mundëson vendin thithjen e investimeve të huaja dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.

Ministri Shabani informoi se Republika e Maqedonisë që para 17 viteve me ligj të veçantë ka ratifikuar Dokumentin përfundimtar të Konferencës Evropiane për Konventën Energjetike, dhe shtoi se me nënshkrimin e kësaj konvente pritet që Republika e Maqedonisë të avancojë qasjet në llojllojshmërinë e burimeve të energjisë, promovimin e efikasitetit të energjisë, mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe sigurimin e qëndrueshëm të energjisë së pastër si dhe përmirësimin e edukimit në këtë lëmi.

Qëllimi i konferencës që për dy dite u zhvillua ne Hage, ishte sigurimi i një niveli të ri të angazhimit politik nga ana e vendeve nënshkruese me një marrëveshje të përbashkët për çështjet e energjisë dhe diskutimi i rolit te ri te Konventës Ndërkombëtare të Energjisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button