Recension: Fiasko në tubimin e LSDM-së i cili u paralajmërua si “historik”

Ky është tekst që nuk e tregon të vërtetën. Dëshiron të shkaktojë huti në opinion me atë që do të paraqesë numër më të vogël të pjesëmarrësve në tubimin e LSDM-së në Shkup. Megjithatë, nëse qëllimi ka qenë që të ofrohet tekst objektiv, atëherë është dashur të ofrohen më tepër burime, qoftë edhe me qëndrime të ndryshme. Në atë rast, artikulli do të ishte edhe përmbajtësor edhe objektivisht do ta pasqyronte situatën.

fijaskoLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Fiasko në tubimin e LSDM-së i cili u paralajmërua si “historik”

Data dhe koha e publikimit: 17.05.2015, 19:20

Data e recensionit: 19.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

POHIM I GABUAR

Të thuhet se në tugim ka pasur rreth 20.000 njerëz, pa pasur konfirmim nga ekspertë ose njohuri të ndonjë lloji tjetër, është e papëlqyeshme për tekste të këtilla. Më së paku që ka mundur të bëhet është të potencohet se media të ndryshme, nga rajoni dhe bota kanë numra të ndryshëm për numrin e pjesëmarrësve në tubimin e LSDM-së.

Kështu publikuan edhe shumica e mediave maqedonase:

Televizioni nacional britanik “BBC” lajmëron se lideri i LSDM-së pret 100.000 të paraqiten në protestë, mirëpo sikur edhe një e dhjeta e atij numri të dalë në protestë, do të dërgojë porosi të fuqishme dhe të qartë për kryeministrin Gruevski.

 

Shërbimi në anglisht i “Deutsche Welle”-s lajmëron se dhjetëra mijëra njerëz, me flamuj maqedonas dhe shqiptarë, marshojnë në drejtim të ndërtesës së qeverisë, duke brohoritur “Fitore, fitore”.

Domethënë, kishte raporte të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve. Është e vërtetë se kishte edhe raporte të tilla që thonin se në protestë kanë dalë 20-30.000 qytetarë. Megjithatë, media është dashur që në tekst t’i transmetojë edhe pohimet e kundërta që të mund lexuesit ta ndërtojë qëndrimin e vet. Kështu atij i imponohet mendimi.

U paraqitën edhe informata se ka pasur debat të ashpër ndërmjet Zaevit dhe organizatorëve të protestës, me ç’rast Zaevi i nervozuar ka bërtitur se Branko Cërvenkovski në tubimin e mbajtur në qershor të vitit 2010 ka mbledhur më shumë njerëz se sa që kanë mbledhur ai dhe Shekerinska sot.

Teksti pastaj spinon se ka pasur njëfarë zënke, e nuk ka pothuasje asnjë detaj që të mund të besohet se kjo ka ndodhur me të vërtetë. Nuk ka as burim, i cili thotë se zënka ka ndodhur. Përkundrazi, Zaevi deklaroi se është i kënaqur me tubimin dhe numrin e pjesëmarrësve, që sipas tij ka qenë rreth 100.000.

Ky është edhe një tekst i cili me spin dëshiron të paraqesë një të vërtetë tjetër. Nuk i ofron lexuesit më tepër informata nga agjencitë e huaja që të mund të gjykojë vetë, por i ofrohet vetëm një fotografi. Me këtë lexuesit mbeten të painformuar për të vërtetën. Prandaj mund të konstatohet se teksti ka vetëm një qëllim, e ajo është ta nënçmojë protestën që u mbajt të dielën në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button