Windows 10 i thotë Jo piratëve, azhurnimi nuk do të jetë falas

Microsoft ka deklaruar se të gjithë ata që përdorin një kopjetë piratuar të Windows-it do të duhet të paguajnë nëse duan të përditësojnë kompjuterat e tyre me sistemin e ri Windows 10. Ndërkohë, ata që përdorin versione të liçencuara të Windows 7, 8 dhe 8.1 do të mund ti përditësojnë kompjuterat e tyre falas.

Gjatë një deklarate të dhënë në muajin mars, shefi i Windows, Terry Myerson, u shpreh se kjo ofertë do të jetë e vlefshme edhe për kopjet e piratuara, por tani kompania ka konfirmuar se nuk do të ketë përditësime falas për të gjithë.

Kompania amerikane ka të gjithë interesin për tu bërë aleate me piratët.

Së pari, të gjithë ata të cilët kanë shkarkuar dhe instaluar një kopje pirate janë potencialisht klientë të rinj. Microsoft mund t;i japë fund shitjes së kompjuterave të përdorur që operojnë me Windows të piratuar. Janë të shumtë konsumatorët të cilët blejnë një PC pa ditur se brenda tij është një version i piratuar i Windows-it. Për të luftuar piraterinë, Microsoft ka shtuar një njoftim në desktop i cili do ti tregojë përdoruesit se Windows-i i tyre nuk është zyrtar.

<p>Për të tërhequr konsumatorët të cilët kanë të instaluar një kopje pirate për tu përditësuar në versionin zyrtar të Windows 10, drejtuesit e kompanisë me bazë në Redmond janë duke studiuar një seri ofertash me kosto të ulët.

Lajme të ngjashme

Back to top button